targa provuese

 

TABELAT PROVUESE, VOZITJA PROVUESE DHE REGJISTRIMI I AUTOMJETIT

Tabelat provuese

Tabelat provuese shërbejnë për shënimin e përkohshëm të automjeteve të cilat ende nuk janë të regjistruara ose që kanë qenë të regjistruara, por për shkaqe të arsyeshme kanë mbetur pa tabela regjistrimi.

* Dhënia e tableave provuese për automjete të reja

Për automjet të ri mund të jepen tabela provuese në rastin kur automjeti është blerë nga salloni i shitjes së automjeteve të reja dhe duhet të përcjellet deri te vendbanimi i i pronarit, gjegjësisht deri në selinë e personit juridik.
Në këtë rast tabelat provuese mund të jepen me afat vlefshmërie deri në 5 ditë.

Gajtë dhënies së tabelave provuese për vetura të reja parashtruesi i kërkesës duhet të deponojë:
– Faturë me të cilën vërtetohet pronësia,
– Polisë sigurimi,
– Homologim
– Letërnjoftim të pronarit, gjegjësisht kërkesë me shkrim nëse pronari është person juridik.

* Dhënia e tableave provuese për automjete të vjetra

Tabelat provuese mudn të jepen edhe për amutomjete të vjetra të cilat kanë qenë të regjistruara në një komunë dhe i janë shitur ndonjë personi fizik ose juridik që ka vendbanim në një vend tjetër në Republikën e Maqedonisë.
Në këtë rast tabelat provuese mund të jepen me afat vlefshmërie deri në 5 ditë.

Gjatë dhënies së tabelave provuese për automjete të vjetra parashtruesi i kërkesës duhet të deponojë:

– Vërtetim se automjeti ëshstë ç`lajmëruar ( leja e qarkullimit e ç`lajmëruar, tebelat e regjistrimit të kthuera)
– Kontratën e shitblerjes,
-Letërnjoftim të pronarit, gjegjësisht kërkesë me shkrim nëse pronari është person juridik.
– Polisë sigurimi,
– Kontroll teknik nëse kemi të bëjmë me automjet të cilit i ka kaluar regjistrimi.

 

Vërtetimi për vozitje provuese

 

Vërtetimi për vozitje provuese dhe tabela provuese pronarit të automjetit i mundësojnë shfrytëzimin e përkohshëm të automjetit të paregjistruar në teritorin e Republikës së Maqedonisë.

 

Vërtetimi për vozitje provuese lëshoet me afat vlefshmërie deri në 5 ditë.

 

Vërtetimi i dhënë për vozitje provuese dhe tabela provuese shfrytëzohen vetëm në automjetin për të cilin është parashtruar kërkesë për vërtetim për vozitje provuese dhe tabelë provuese.

Back to Top