Leja ndërkombëtare për vozitje
Në pajtim mke Konventën për trafikun rrugor të datës 8 Nëntor 1968, leja ndërkombëtare për vozitje vlen në teritorin e të gjitha vendeve nënshkruese të Konventës.
Dokumente të nevojshme për marrjen e lejes ndërkombëtare për vozitje:
– Formular për marrjen e lejes ndërkombëtare për vozitje (plotëssohet në SHAM – Gostivar),
– Dokument për identifikim (letërnjfotim ose pasaportë),
– 2 fotografi (45mm x 35mm)
– Leje nacionale për vozitjе
-Vërtetim nga Policia se nuk ka ndalesë për vozitje
Vlefshmëria e lejes ndërkombëtare për vozitje:
Leja vlen 3 vjet nëse vlefshmëria e lejes nacionale për vozitje është më e gjatë se tre vite, ndërsa nëse leje nacionale për vozitje ka më pak se tre vjet afat, leja ndërkombëtare për vozitje vlen deri në kalimin e afatit të lejes nacionale për vozitje.
Autorizimi për vozitje të automjetit të huaj jashtë vendit
Autorizimi për vozitje të automjetit të huaj që e kalon kufirin e Republikës së Maqedonisë jepet si dëshmi se shoferi i automjetit është i autorizuar në mënyrë legale për t`a drejtuar automjetin е huaj jashtë kufinjëve të Republikëssë Maqedonisë.
Dokumentet e nevojshme:
– Kërkesë për dhënien e autorizimit për vozitje të automjetit të huaj (në shtojcë të kërkesës – autorizimi nga personi juridik i personit fizik, të shtypet në memorandumin e personit juridik, të vërtetohet me vulë),
– Leja e qarkullimit të automjetit,
-Prezenca personale e pronarit me dokument identifikimi, ose personi i autorizuar nga personi juridik (letërnjoftim ose pasaportë),
-Prezenca personale e shfrytëzuesit të automjetit me pasaportë.
Vlefshmëria e autorizimit:
Autorizimi vlen një vit nga dita e dhënies, ndërsa me kërkesë të autorizuesit mund të vlejë edhe më pak. Nuk ka kufizime të numrit të hyrjeve dhe daljeve nga shteti.
Designed By Nazall Abdullai
Comments are closed.