autorizim

Autorizimi për vozitje të automjetit të huaj jashtë vendit

 

Autorizimi për vozitje të automjetit të huaj që e kalon kufirin e Republikës së Maqedonisë jepet si dëshmi se shoferi i automjetit është i autorizuar në mënyrë legale për t`a drejtuar automjetin е huaj jashtë kufinjëve të Republikëssë Maqedonisë.

 

Dokumentet e nevojshme:

– Kërkesë për dhënien e autorizimit për vozitje të automjetit të huaj (në shtojcë të kërkesës –  autorizimi nga personi juridik i personit fizik, të shtypet në memorandumin e personit juridik, të vërtetohet me vulë),

– Leja e qarkullimit të automjetit,

-Prezenca personale e pronarit me dokument identifikimi, ose personi i autorizuar  nga personi juridik (letërnjoftim ose pasaportë),

-Prezenca personale e shfrytëzuesit të automjetit me pasaportë.

 

Vlefshmëria e autorizimit:

Autorizimi vlen një vit nga dita e dhënies, ndërsa me kërkesë të autorizuesit mund të vlejë edhe më pak. Nuk ka kufizime të numrit të hyrjeve dhe daljeve nga shteti.

Back to Top