Rreth Nesh

RRETH NESH

Kompania turistike me renome vendore, rajonale dhe evropjane, DURMO TOURS nga Gostivari nën menaxhimin e vllezërve Beluli, me një përvojë të gjatë në lëminë e transportimit të udhëtarëve, duke vlerësuar lartë sigurinë në komunikacion rrugor dhe duke patur parsyshë ngjashmërinë e veprimtarive, ndërmorri hapin afarist të rradhës, duke rivënë në funksion në Nëntor të vitit 2016, Shoqatën Auto Moto – Gostivar.

Shoqata Auto Moto funksionon si një ndërmarrje e reformuar me pajisje moderne dhe me staf të kualifikuar, që në çdo kohë ju ofron:
– Kontrollin teknik të automjeteve,
– Homolgimin e automjeteve,
– Atestim
– Shërbime rimorkimi,
– Autoshkollë – me poligonin e vet, për të gjitha kategoritë e automjeteve.

Në kuadër të kësaj qendre nga ana e shërbimeve kompetente mundësohet edhe furnizimi me:
– Leje ndërkombëtare për vozitje,
– Autorizime për vozitje të automjetit të huaj jashtë vendit,
– Vërtetime për vozitje provuese,
– Targa provuese,
– Polisa sigurimi dhe
– Karton të gjelbërt.

Për të lehtësuar dhënien komplete të shërbimeve, në kuadër të këtij komleksi në funksion të përditshëm janë shërbimet postare dhe bankare, si dhe shërbimi i regjistrimit të automjeteve nën menaxhim të drejtpërdrejtë të policisë së trafikut rrugor.

SHOQATA AUTO MOTO – GOSTIVAR

SIGURIA JUAJ ËSHTË PRIORITETI YNË

Back to Top